Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ish-polici dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon sërish ish-policin për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Shaqir Lutvija për krime lufte në Prizren gjatë viteve 1998-1999. Vendimi është marrë të martën. Lutvija, në nëntor të vitit 2025 u pat dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte të kryera gati tri dekada më parë.

Ish-polici dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte
Foto: Municipalities of Kosovo 2008-2 / Wikimedia Commons

Lutvija është bërë përgjegjës për masa represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit e trajtimit çnjerëzor, të kryera si inspektor dhe polic në stacionin policor të këtij qyteti, bashkë me persona të tjerë. Por, Gjykata e Apelit në qershor të këtij viti e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Burim: Gazeta Blic, gazetablic.com
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme