Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:48 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:46 Qytetarë mbushin sheshin e Prishtinës duke kënduar në pritje të verdiktit të Hagës03:41 Taksë 3% mbi miliarderë mund të shpëtojë 29,5 milionë jetë deri në 203003:37 Anis Mehmeti shënon gol ndaj Arsenalit në Carabao Cup03:31 Trupi tregon shenja të problemeve shëndetësore me simptoma të veçanta03:26 Tirana Live trajton gjyqin e Thaçit dhe bujqësinë03:20 Protesta e 108-të antiqeveritare mbyll, kërkohet dorëheqja e Ramës03:16 FC Dinamo Ferizaj firmos me sulmuesin Rron Sylejmani03:11 Gjykata Speciale shpall verdiktin për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin më 16 shtator03:06 Maqedonia e Veriut, Italia, Spanja dhe Qiproja ulin taksat mbi karburantet02:55 Gresa Gashi kujton Kadri Veselin me fotografi përpara gjykimit në Hagë
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Trafiku ajror rritet me 26% — 3.8 milionë pasagjerë në tre muaj

Rritje 26.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Redaksia ZHURMA 13:27 Përditësuar 14:25 1 min lexim
Trafiku ajror rritet me 26% — 3.8 milionë pasagjerë në tre muaj
FOTO · Foto: MotherTeresa 090 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Mbi 3.8 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 26,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë periudhës prill-qershor 2026 në transportin ajror operuan 33 shoqëri ajrore të huaja, ose katër më shumë se në të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Ndërkohë në hapësirën ajrore shqiptare u regjistruan 121 684 lëvizje avionësh, nga të cilat 98 468 ishin mbikalime, që përbëjnë 80, 9 % të totalit. Ndërsa, numri i fluturimeve me nisje dhe mbërritje në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë arriti në 23 216, në rritje krahasuar me 18 458 fluturime të regjistruara një vit më parë.

Rritja më e fortë u shënua në numrin e pasagjerëve. Gjatë tremujorit të dytë 2026 udhëtuan me transport ajror 3 858 055 pasagjerë, kundrejt 3 052 511 pasagjerëve në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke reflektuar zgjerimin e trafikut ajror dhe shtimin e kërkesës për udhëtime.

Edhe tregtia e mallrave me rrugë ajrore shënoi rënie. Volumi i mallrave dhe postës që hynë dhe dolën përmes transportit ajror arriti në 704 tonë, ku 74, 6% ishin mallra të hyrë dhe 25, 4% mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, ky volum rezultoi 11, 9% më i ulët.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/30/instat-mbi-3-8-milione-pasagjere-udhetuan-me-avion-ne-shqiperi-rritje-264-ne-nje-vit/ — Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediNënë Tereza: shenjtorja që kombi shqiptar i dha botësLexo zërin →
Komentet