Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Inflacioni në Zvicër arrit në 1.5 për qind gjatë muajit tetor

Norma e inflacionit në Zvicër shënon nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2023, duke tejkaluar parashikimet e ekonomistëve.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Inflacioni në Zvicër është rritur në 1.5 për qind gjatë muajit tetor 2026, nga 1 për qind sa ishte në shtator, duke shënuar nivelin më të lartë në vend që nga dhjetori i vitit 2023. Të dhënat e publikuara tregojnë se kjo rritje e çmimeve ka tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një normë prej 1.1 për qind deri në 1.4 për qind.

Inflacioni në Zvicër arrit në 1.5 për qind gjatë muajit tetor
Foto: suharekaonline.com

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë ecuri është shtrenjtimi i produkteve të naftës, ku çmimet gjatë tetorit ishin rreth 40 për qind më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja është vërejtur veçanërisht te nafta për ngrohje, benzina dhe dizeli, duke ndikuar drejtpërdrejt në indeksin e çmimeve të konsumit. Krahasuar me muajin shtator, çmimet e konsumit janë rritur për 0.2 për qind, ndërsa indeksi kombëtar i çmimeve ka arritur në 101.7 pikë.

Pavarësisht kësaj ngritjeje, inflacioni bazë ka mbetur i pandryshuar në 0.5 për qind, duke mos përfshirë energjinë, karburantet dhe produktet e freskëta e sezonale. Treguesi vazhdon të mbetet brenda kufirit prej 0 për qind deri në 2 për qind, të cilin Banka Kombëtare e Zvicrës e konsideron në përputhje me stabilitetin e çmimeve. Në fillim të vitit 2026, inflacioni në vend ishte afër zeros, ndërsa mesatarja vjetore për vitin 2025 ishte vetëm 0.2 për qind.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme