Ilir Beqaj paraqitet në SPAK nën masën e arrestit të shtëpisë
Ish-ministri i Shëndetësisë paraqitet në ambientet e organit të akuzës i shoqëruar nga një efektiv policie.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-ministri i Shëndetësisë u paraqit pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky veprim vjen në kuadër të zbatimit të detyrimeve dhe procedurave të hetimit. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, ndaj dhe mbërritja në dyert e institucionit u krye nën shoqërimin e një punonjësi policie. Më parë, kjo masë ishte mbajtur në fuqi për një periudhë të gjatë nga Gjykata e Posaçme.