Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për dosjen Sterilizimi
Ish-ministri i Shëndetësisë u paraqit në Gjykatën e Posaçme i shoqëruar nga një efektiv policie, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen Sterilizimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i shoqëruar nga oficeri i policisë, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen e njohur si Sterilizimi. Beqaj përballet me akuza për shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim, për këtë dosje.
Ndërkohë, ai ndodhet nën masën e sigurisë arrest në shtëpi për çështjen SASPAC. Ish-ministri u arrestua më 4 korrik 2024 dhe u lirua nga qelia më 31 korrik, pasi ndaj tij u caktua masa e sigurisë arrest në shtëpi.