Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 06:01 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:00 Platforma “Liria ka Emër” publikon video mesazh për ish-krerët e UÇK-së05:55 Australia propozon kontroll përdoruesish mbi algoritmet e rrjeteve sociale05:46 Lladrovci ndez "Zjarin e Lirisë" në Kleckë, kërkon pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së05:41 Policia sekuestron 14 motoçikleta dhe një trotinet në Prizren05:32 Karim Adeyemi mbajton bijën Hanë me fanellë të Barcelonës, imazhi kap vëmendjen05:21 U lëshua në përdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji05:15 Filipçe kritikon luksin e qeverisë ndërsa paga minimale mbetet 26.000 denarë05:08 40 vatra zjarri raportohen në 24 orë, 6 ende aktive05:02 Rama rrëfen dy episode dhune në jetë, një në 199704:52 Fustani i hakmarrjes i Dianës shitet në ankand më 9 dhjetor, vlerësohet deri 300 mijë d…
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport KOS

Kush e kërkon Igball Jasharin përpara afatit kalimtar?

Sulmuesi i Drenicës, me 5 gola dhe 4 asistime këtë sezon, ka tërhequr interesimin e Dritës, Ballkanit, Gjilanit dhe Elbasanit.

Redaksia ZHURMA 16:20 Përditësuar 02:01 1 min lexim
Kush e kërkon Igball Jasharin përpara afatit kalimtar?
FOTO · Foto: telegrafi.com Arkivi ZHURMA

PREKAZ — Sulmuesi i krahut i FC Drenicës dhe i Kombëtares së Kosovës U21, Igball Jashari, pas paraqitjeve brilante këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. 20-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asistime, duke u bërë një nga pikat më të ndritura të Drenicës këtë edicion.

Kampionia aktuale, Drita, ka nisur kontaktet për transferimin e Jasharit. Megjithatë, edhe Ballkani e Gjilani janë futur fuqishëm në garë për shërbimet e talentit drenicas, të cilin e shohin si lojtar me të ardhme të madhe. Dy klubet tashmë ia kanë paraqitur kushtet e tyre anësorit këmbëshpejtë nga Prekazi.

Një tjetër mundësi për Jasharin mbetet kampionati shqiptar, ku Elbasani, skuadër që po lufton për titull kampioni, e ka futur në radar për përforcimet e verës. Lojtari pritet të presë dy xhirot e fundit për ta ndihmuar Drenicën drejt objektivit të mbijetesës, përpara se të marrë vendimin final për të ardhmen e tij.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Komentet