Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

I riu humb jetën në Kamëz pasi prek telat e tensionit të lartë

Një 27-vjeçar vdiq në spital pasi ra në kontakt me telat e tensionit të lartë teksa rregullonte depozitën e ujit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, ndërsa po rregullonte depozitën e ujit mbi një banesë në Kamëz. Ngjarja ndodhi në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, ku i riu me iniciale R. T. ndodhej në banesën e xhaxhait të tij.

I riu humb jetën në Kamëz pasi prek telat e tensionit të lartë
Foto: tetovasot.com

Pas kontaktit me linjën elektrike, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës rreth orës 20:00, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, humbi jetën rreth orës 21:00 si pasojë e dëmtimeve të marra. Policia njoftoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme