Humb jetën një person në Prevallë gjatë shëtitjes me familjarë
Një qytetar ka ndërruar jetë në Prevallë pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore derisa po ecte me familjarët e tij.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një person ka vdekur pasditen e së enjtes në Prevallë, pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke shëtitur me familjarët e tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa rasti është në procedurë.