Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje masive në zgjedhje
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë kërkon angazhim në votime për të forcuar zërin dhe të drejtat.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i është drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh për pjesëmarrje në zgjedhje, duke kërkuar daljen masive në votime. Ndërkohë që më parë thirrje për mobilizim kishin bërë edhe aktorë të tjerë politikë, kreu i diplomacisë shqiptare ka theksuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen dhe përfaqësimin e bashkëatdhetarëve.
Nëpërmjet një postimi, ministri ka vlerësuar se ky proces përbën një mundësi thelbësore për ushtrimin e të drejtës demokratike. «Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës», ka deklaruar ai, duke shtuar se zëri i qytetarëve duhet të marrë peshën e merituar përmes angazhimit në votime.