Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Hoxha pret drejtuesit e Luginës së Preshevës, të drejtat e shqiptarëve prioritet diplom…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në Tiranë përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, duke ripohuar se mbrojtja e të drejtave të tyre mbetet në qendër të veprimit diplomatik.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në Tiranë drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, përfshirë deputetin Shaip Kamberi, kryetaren e Preshevës Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Hoxha pret drejtuesit e Luginës së Preshevës, të drejtat e shqiptarëve prioritet diplom…
Foto: Ata / ata.gov.al

Gjatë takimit, sipas njoftimit zyrtar, u diskutua për çështje që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm, si mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, ruajtja e identitetit dhe forcimi i përfaqësimit të tyre në jetën politike e institucionale të Serbisë, si dhe adresimi i nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.

Ministri Hoxha theksoi se përfaqësimi real, ruajtja e identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike, por kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe veprim konkret. Ai ripërsëriti se të drejtat e shqiptarëve mbeten një nga prioritetet e aksionit diplomatik shqiptar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ulpianë, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme