Hoti e lidh faturimin e lartë të energjisë me anulimin e projektit të gazit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti akuzon ekzekutivin për faturat e larta të rrymës te prodhuesit vendas.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj faturave të larta të energjisë elektrike pas ankesave të një prodhuesi vendas. Sipas tij, gjendja aktuale e prodhuesve në vend vjen si rezultat i heqjes dorë nga projekti i centralit me gaz amerikan dhe projekti Kosova e Re me tetëdhjetë euro për megavat-orë.
Hoti thekson se pikërisht kjo situatë e ka shtyrë të kërkojë vazhdimisht zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Ai ka qenë ndër kritikët më të ashpër të qeverisë lidhur me kësaj çështjeje, duke bërë thirrje më parë edhe për organizimin e protestave demokratike për shkak të rëndësisë që, sipas tij, ka ky projekt për orientimin gjeopolitik, sigurinë energjetike dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.