Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Flick: Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë për momentin

Trajneri i Barcelonës lavdëron talentin spanjoll dhe flet për mundësinë e fitimit të Topit të Artë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vlerësuar lart yllin e skuadrës, duke e cilësuar si futbollistin kryesor aktualisht. Tekniku gjerman theksoi se ndihet krenar për paraqitjet e talentit spanjoll në radhët e gjigantit katalunas.

Flick: Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë për momentin
Foto: periskopi.com

«Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë për momentin. Kur e zëvendësova, i thashë: Lamine, jam krenar për ty», ka deklaruar Flick.

Lidhur me mundësinë që 18-vjeçari të fitojë çmimin prestigjioz, trajneri u shpreh se do të gëzohej për një sukses të tillë personal, por shtoi se fokusi kryesor mbetet te trofetë e përbashkët. «Do të isha i lumtur nëse ai do ta fitonte Topin e Artë. Por ne jemi të përqendruar së bashku në fitimin e titujve, pasi ky është misioni i qartë i Barcelonës», ka shtuar ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →