Federiko Kieza kërkon largimin nga Liverpuli gjatë merkatos së janarit
Sulmuesi italian synon të ndryshojë ambient pas mungesës së hapësirave, ndërsa Interi, Lacio dhe Atalanta ndjekin situatën.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Federiko Kieza nuk po gjen hapësirat e dëshiruara te Liverpuli, duke bërë që mundësia e largimit të tij në merkaton e janarit të jetë shumë e madhe. Sipas mediumit «Caught Offside», lojtari kishte kërkuar fillimisht largimin gjatë verës dhe tani po synon sërish ndryshimin e ambientit, pasi nuk ka siguruar minutat që shpresonte. Interi, Lacio dhe Atalanta po e ndjekin me interes situatën dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë për sulmuesin. Ndërkohë, Lacio paraqitet si më pak e favorizuar për shkak të kufizimeve financiare dhe pamundësisë për të përballuar pagën e tij.