Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Hetimet për dhunën e policisë gjatë protestave në Tiranë

Prokuroria nis hetimet për shpërdorim detyre dhe veprime arbitrare pas plagosjes së Erjon Vishkullit dhe protestuesve të tjerë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Dy prokurorë kanë nisur hetimet kryesisht për veprat penale «Shpërdorim detyre» dhe «Kryerja e veprimeve arbitrare», ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit pas konfliktit ku u plagos 28-vjeçari Erjon Vishkulli. Në kuadër të këtyre hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, ndërsa Prokuroria pritet t'i dërgojë një letër-porosi Italisë për të siguruar materialin e nxjerrë nga syri i Vishkullit, me qëllim përcaktimin nëse bëhet fjalë për plumb gome apo material tjetër.

Hetimet për dhunën e policisë gjatë protestave në Tiranë
Foto: indeksonline.net
Video · Ora News · YouTube ↗

Për këtë çështje janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë Bankës së Shqipërisë, kartela mjekësore e spitalit, si dhe janë ndërmarrë veprime të mbështetura te Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për sigurimin e listës me emrat e efektivëve të FNSH-së që ndodheshin pranë Bankës, selisë së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë, grupe të tjera prokurorësh po hetojnë tejkalimin e kompetencave nga policia gjatë protestave disaditore në Tiranë, duke përfshirë shqyrtimin e rregullores policore, plagosjen e Ledion Ballës me thyerje këmbe, rrahjen e disa protestuesve dhe dëmtimin e një të riu të rrëzuar nga një oficer me skafandër.

Po ashtu, disa grupe prokurorësh kanë përfaqësuar akuzën për rreth 200 të arrestuar gjatë dy javëve të protestave, të cilët po hetohen për vepra përfshirë sulmin ndaj institucioneve dhe dëmtimin e pronës publike.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Gjilani 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme