Haziri: Partitë kanë një muaj afat për ligjin për Specialen
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim” ka kërkuar nga partitë politike reflektim për rishqyrtimin e ligjit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Partive politike u është dhënë një muaj afat për rishqyrtimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, sipas deklaratës së organizatorit të protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri. Ai ka shprehur pritjen që të gjitha subjektet politike të reflektojnë në mënyrë që i gjithë procesi të mbyllet në formë dinjitoze.
«Ky ligj ka afat një muaj që të përfundojë si proces në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne do të presim të reflektojnë të gjithë bashkë dhe ta përfundojmë dinjitetshëm këtë betejë që e kemi me Gjykatën Speciale, që të përfundojë ky tregim dhe përplasjet politike», ka deklaruar Haziri.