Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit ka nënshkruar dhe i ka dërguar presidentes Justina Shiroka-Pula ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke ia përcjellë atë presidentes Justina Shiroka-Pula për dekretim.

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen presidentes për dekretim
Foto: indeksonline.net

Konfirmimi është dhënë nga këshilltari i kryetares së Kuvendit, Glauk Tahiri, i cili ka njoftuar se ky ligj është miratuar në seancën plenare të Kuvendit dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës, pas këtij hapi presidentja Shiroka-Pula ka në dispozicion një afat prej tetë ditësh për ta dekretuar ligjin para se ai të hyjë në fuqi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →