Debati për Ligjin e Dhomave të Specializuara në Debat Plus
Gazetari Lirim Mehmetaj dhe deputeti Përparim Gruda janë përfshirë në një debatin lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gazetari Lirim Mehmetaj i është drejtuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, duke deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë janë rezultat i një marrëveshjeje politike me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë emisionit Debat Plus, ai ka thënë se përmes kësaj marrëveshjeje PDK-ja e ndali protestën, mbështeti zgjedhjen e presidentes dhe ia vazhdoi mandatin Kurtit.
Deputeti Përparim Gruda ka deklaruar se Albin Kurti është mirë mos me qenë kryeministër asnjë ditë, por sipas tij ky është realiteti, duke shtuar se ligji nuk shkon për t'u kontrolluar në Dhomën Kushtetuese. Ndryshimet ligjore që synojnë kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara u miratuan nga Kuvendi më 7 tetor, në të njëjtën ditë kur Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës.