Presidenca ende s’e ka pranuar Ligjin për Specialen
Këshilltari për media në Presidencë konfirmon se Ligji për Dhomat e Specializuara ende nuk është pranuar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidenca ende nuk e ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kështu ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.
Sipas procedurës, Kuvendi i Kosovës ia dërgon ligjin presidentes vetëm pas përfundimit të afatit për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, i cili përfundon më 15 tetor. «Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj Presidentja Shiroka Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime», ka deklaruar Kupina.
Ndryshimet ligjore u miratuan nga Kuvendi në lexim të dytë.