Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Hasani: Kurti e hoqi njohjen e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë

Enver Hasani thotë se Qeveria po zbaton Marrëveshjen e Ohrit në heshtje dhe se kryeministri ka larguar njohjen nga teksti.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka hequr njohjen e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë, ndërsa Qeveria po zbatohet në heshtje. Sipas tij, vendimet e marra nga ekzekutivi dëshmojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit pa shumë vëmendje publike.

Hasani: Kurti e hoqi njohjen e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë
Foto: demokracia.com

Duke folur për çështjet që lidhen me raportet dhe qarkullimin, Hasani theksoi se ligji për shtetësinë dhe lidhjet me Serbinë janë shembuj të këtij zbatimi. «Shtetësia – ligji për shtetësinë – ajo është shembulli më i mirë. E dyta, është lidhja, kontrabanda, qarkullimi me Serbinë, bash qysh e ke pasë, bile edhe ma zi, në çdo dimension e ke. Në Mitrovicë vazhdimisht shkoj dhe gjë të keqe s’ka, sepse s’mundesh me nejt i izolum…», u shpreh ai.

Ndër të tjera, Hasani komentoi edhe çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke vlerësuar se ajo që kryeministri e ka quajtur vetëmenaxhim paraqet në realitet autonomi për komunat serbe në Kosovë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme