Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Haliti: PDK-ja mund ta ketë presidentin edhe pa koalicion me Vetëvendosjen

PDK-ja nuk duhet të konsiderohet në koalicion vetëm për faktin se një figurë nga kjo parti mund të zgjidhet në postin e presidentit

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se presidenti i ardhshëm mund të jetë i propozuar nga ky subjekt politik edhe pa pasur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Në qoftë se PDK-ja mbetet jashtë qeverisjes, atëherë nuk e besoj se duhet me thanë që jemi në koalicion se e bëmë njërin nga figurat e caktuara në PDK të cilët e meritojnë ata që e meritojnë, e bëmë presidenti tonë.

Haliti: PDK-ja mund ta ketë presidentin edhe pa koalicion me Vetëvendosjen
Foto: Xhavit Haliti / Wikimedia Commons

Sipas Haliti, PDK-ja nuk duhet të konsiderohet në koalicion vetëm për faktin se një figurë nga kjo parti mund të zgjidhet në postin e presidentit. Jo që s’duhet me ndihmu procesin, por ky president në kushtet kur PDK-ja mbetet në opozitë edhe presidenti është i PDK-së, atëherë opozitarizmi bëhet edhe me presidentin.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur sot në një konferencë për media se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 7 gusht.

Burim: Insajderi

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme