Halili: Banorët po e manipulojnë më shumë njëri-tjetrin në këtë edicion të BBVK
Gazetari dhe opinionisti Vlorijan Halili flet për dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve në Big Brother VIP Kosova 5.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova po vazhdon të sjellë përplasje dhe debate të shumta mes banorëve të shtëpisë. Sipas gazetarit dhe opinionistit Vlorijan Halili, ky format karakterizohet nga dinamika të vazhdueshme dhe një nivel i lartë i manipulimit, duke veçuar mënyrën se si banorët po i ndërtojnë lojërat e tyre brenda shtëpisë. Gjatë diskutimit në emisionin “Big Cast”, Halili u shpreh se në këtë edicion ka karaktere dhe njerëz shumë interesantë, të cilët në shumë raste nuk përputhen me njëri-tjetrin, por gjejnë forma manipulimi që nuk kanë ekzistuar në edicionet e kaluara. Përveç kësaj, ai ka komentuar edhe deklaratën virale të Anjezës rreth një partneri të jashtëm, duke vlerësuar se ajo është duke luajtur dhe se Sharri është vetëm shok i saj në këtë lojë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


