Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Hakerët publikojnë pamje të reja nga GTA 6 dhe kërkojnë 30 milionë dollarë

Një grup që përdor emrin Cyberleek ka shpërndarë pamje të pretenduara nga loja e shumëpritur dhe ka lëshuar kërcënime.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një person ose grup që përdor emrin Cyberleek ka shpërndarë pamje të pretenduara nga video-loja e shumëpritur GTA 6. Materialet e publikuara përfshijnë një skenë ku personazhi kryesor, Lucia Caminos, shfaqet lakuriq në rrugët e Vice City. Krahas kësaj skene, në pamje pretendohet se shfaqen edhe elemente të tjera të lojës, si vozitja e veturave, përleshjet dhe aktivitete të ndryshme, ndonëse autenticiteti i tyre mbetet i paqartë dhe disa përdorues dyshojnë se mund të jenë marrë nga një version i hershëm i lojës.

Hakerët publikojnë pamje të reja nga GTA 6 dhe kërkojnë 30 milionë dollarë

Hakeri ka lëshuar kërcënime se do ta zbulojë të gjithë video-lojën, përfshirë historinë e saj, nëse kompania Rockstar Games dhe botuesi Take-Two Interactive nuk i plotësojnë kërkesat e tij. Kërkesat përfshijnë ndryshimin e vendimit për ta shpërndarë lojën vetëm në format digjital, duke u dhënë mundësinë lojtarëve ta blejnë atë edhe në disqe fizike, si dhe kërkimfalje publike ndaj tyre. Ngjarja përfshin gjithashtu një prapavijë financiare, pasi personi pas kërcënimeve po promovon një kriptomonedhë të quajtur Cyberleek, e cila shfaqet përmes shenjave identifikuese dhe kodeve QR në materialet e publikuara, ndërsa pretendohet se loja e plotë do të shpaloset nëse vlera e kësaj monedhe arrin një shumë të caktuar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 25 kamera →