← sport
Live · sport · 11:28 · 23 Korrik 2026

Italia synon Guardiolën — trajneri kërkon 20 milionë euro në vit

Presidenti Gravina ka pasur kontakte me Guardiolën, por nuk ka garanci për sukses

— ROMË — Bisedimet për mundësinë që Pep Guardiola të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë janë rikthyer fuqishëm në skenë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka pranuar se ka pasur kontakte me trajnerin spanjoll, edhe pse nuk ka dhënë garanci se negociatat do të përfundojnë me sukses. Madje, Gravina ka lënë të kuptohet se në rastin e Guardiolës mund të bëhen edhe "përjashtime" financiare për të përballuar pagën e tij.

Megjithatë, sipas gazetës prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport, pengesa kryesore është kërkesa e trajnerit katalanas. Raportohet se Guardiola ka kërkuar 20 milionë euro në vit për të marrë drejtimin e "Azzurrëve", një shifër dyfish më e lartë se ajo që Federata Italiane ishte e gatshme të ofronte fillimisht.

Sipas mediumit italian, kjo kërkesë mund të jetë bërë edhe me qëllimin për ta bërë marrëveshjen të pamundur, duke e detyruar Italinë të tërhiqet nga gara. Guardiola më herët ka lënë të kuptohet se pas një dekade në drejtimin e Manchester Cityt dëshiron të marrë një pushim përpara se të nisë një tjetër projekt madhor.

Megjithatë, drejtuesit italianë vazhdojnë ta shohin atë si kandidatin ideal. Paolo Maldini dhe Leonardo, të angazhuar në projektin sportiv të kombëtares italiane, e konsiderojnë Guardiolën zgjedhjen e preferuar, por jo me çdo çmim. Në rast se marrëveshja nuk arrihet, lista e alternativave udhëhiqet nga Andrea Pirlo, ndërsa pas tij renditen Roberto Mancini dhe Antonio Conte.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/negociatat-qe-te-behet-selektor-i-italise-guardiola-shokon-italianet-me-kerkesen-per-page/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #sport #lajme #bota
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #sport

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën