Gruaja e plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në Qafë Plloçë-Qukës
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, ku dy automjete janë përplasur dhe një grua ka mbetur e plagosur.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënduar një grua e cila po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej mjeteve të përfshira në këtë përplasje mban targa greke, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në ngjarje.