Gresa Ramanaj punësohet në ATK si zyrtare recepsioni në Mitrovicë
Kunata e deputetes së Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, zgjidhet kandidate fituese në Administratën Tatimore të Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Administrata Tatimore e Kosovës ka përzgjedhur Gresa Ramanajn si kandidate fituese për pozitën e zyrtares për recepsion në rajonin e Mitrovicës. Sipas dokumentit të publikuar nga ky institucion, ajo ka siguruar gjithsej 96 pikë, duke u ndarë në 47 pikë nga testi me shkrim dhe 47 pikë nga intervista me gojë. Ramanaj është bashkëshortja e Rejhan Fejzës, i cili është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza.
Ky rast pason diskutimet e ngritura në opinionin publik rreth punësimit të familjarëve të zyrtarëve politikë në institucione shtetërore, përfshirë raportimet e mëparshme për lidhje familjare me zyrtarë të partisë në pushtet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Bujqësisë. Lëvizja Vetëvendosje e kishte bërë luftimin e nepotizmit dhe sigurimin e punësimit përmes meritës ndër zotimet e saj kryesore para ardhjes në qeverisje.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar