Çfarë ofron grante për komunitetin e Butrintit?
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ofron financim deri në 20 mijë dollarë për projekte zhvillimi
— Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur thirrjen e parë për aplikime në kuadër të Skemës së Granteve për Komunitetin Butrint, në bashkëpunim me Fondacionin per Menaxhimin e Butrintit (BMF). Skema synon të mbështesë individë, biznese lokale dhe organizata jofitimprurëse që kanë ide, iniciativa apo projekte që lidhen me zhvillimin ekonomik, kulturor, social dhe turistik të zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit dhe komuniteteve përreth tij.
Zonat që përfshihen në thirrje janë Vrinë, Shëndëlli, Xarrë, Çiflik, Mursi, si edhe zona të tjera rurale të kufizuara me Parkun Kombëtar të Butrintit, të identifikuara si prioritare për zhvillim ekonomik, social dhe turistik në Planin e Menaxhimit të Integruar. Përmes kësaj, mbështetjeje synohet zhvillimi i produkteve, shërbimeve dhe eksperiencave të reja që rrisin vlerën turistike të zonës, përmirësojnë aktivitetet ekzistuese dhe krijojnë mundësi të reja për komunitetin.
Aplikimet do të jenë të hapura deri më 15 tetor 2026. Përfituesit mund të marrin financim në formën e granteve deri në 20 mijë dollarë. Banorët e zonës, artizanët, fermerët, guidat turistike, operatorët e turizmit, bizneset dhe organizatat lokale konsiderohen aktorë të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave të zonës dhe në krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme.
Si mund të mësohet më shumë për këtë thirrje, shikoni këtu.
Burim: KultPlus, https://kultplus.com/grante-per-komunitetin-e-butrintit-mbeshtetje-deri-ne-20-mije-dollare/ — Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.