Granata dore dëmton dy shtëpi dhe një automjet në Prishtinë
Policia ka nisur hetimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm pas hedhjes së një mjeti shpërthyes në një oborr.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
PRISHTINË — Dy shtëpi dhe një automjet janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së një granate në oborrin e një shtëpie në Prishtinë. Rasti u raportua në Polici nga dy ankues, të cilët deklaruan se persona të panjohur hodhën mjetin e dyshuar gjatë orëve të para të mëngjesit.
Nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave janë në vazhdim.