Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Golden Eagle Ylli shënon fitoren e parë në Superligën e Kosovës

Golden Eagle Ylli ka arritur fitoren e parë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll pas një ndeshjeje në kryeqytet.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke mposhtur Sigal Prishtinën. Ndeshja i takoi xhiros së tretë dhe u zhvillua në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. Ylli e nisi më mirë takimin duke e fituar çerekun e parë me shifrat 23:18, ndërsa çereku i dytë u mbyll baras me rezultatin 25:25, gjë që bëri që skuadra të shkojë në pushim me pesë pikë epërsi, respektivisht 48:43. Prishtina u kthye në pjesën e dytë duke e fituar çerekun e tretë 22:19, por Ylli nuk lejoi befasi dhe e fitoi edhe dhjetëminutëshin e fundit me shifrat 21:17.

Golden Eagle Ylli shënon fitoren e parë në Superligën e Kosovës
Foto: prizrenpress.com

Te Prishtina më efikasi ishte Malcolm Armstead me 19 pikë, ndërsa te Ylli u dallua Connor Withers, i cili realizoi 25 pikë dhe 10 kërcime. Për Prishtinën kjo ishte humbja e parë, ndërsa ka edhe një fitore. Ndërkohë, me këtë sukses, Ylli regjistron fitoren e parë pas dy humbjeve në dy xhirot e para të këtij edicioni.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme