Kronikë e zezë
SHQ
Pse Gjykata e Elbasanit la në burg producentin Petri Bozo?
Producenti akuzohet se i mori jetën një fëmije 7-vjeçar duke e përplasur me makinë.
Redaksia ZHURMA
11:43
Përditësuar 01:57
1 min lexim
ELBASAN — Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për producentin Petri Bozo. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës.
Bozo do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Ai akuzohet se i mori jetën një fëmije 7-vjeçar duke e përplasur me makinë. Burime nga seanca, të cituara nga gazetari Fatmir Popja, bëjnë me dije se prokuroria ka paraqitur provat.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA