Gjykata e Lartë rishqyrton masën e sigurisë për Erion Veliajn
Seanca mbahet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ktheu çështjen për rishqyrtim.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Gjykata e Lartë shqyrton masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi Gjykata Kushtetuese e ktheu çështjen për rishqyrtim. Seanca është caktuar në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi.
Veliaj ndodhet në paraburgim që nga arrestimi më 10 shkurt 2025. Gjykata e Lartë duhet të arsyetojë nëse masa e arrestit me burg është proporcionale me pozicionin e tij si kryebashkiak.
Shumica e gjyqtarëve kushtetues çmoi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme për mbajtjen në burg të Veliajt, i cili është drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës.
Rishqyrtimi zhvillohet pasi Gjykata e Lartë rishikoi një vendim unifikues të vitit 2011 për masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Sipas atij vendimi, masa e arrestit me burg duhet të merret vetëm pasi të jenë shqyrtuar realisht masat alternative.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 15 shtator Gjykata e Lartë rishqyrton masën e sigurisë për Erion Veliajn · ky artikull
- 28 tetor Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit
- 29 tetor Ajola Xoxa dhe nëna e Erion Veliajt e vizitojnë atë në burgun e Fierit