Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Gjocaj: Profilet false që sulmojnë figura publike financohen me taksa

Veterani i UÇK-së thotë se ekzistojnë "dhjetëra e qindra" llogari falso, të financuara për sulme të organizuara.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Veterani i UÇK-së Shpend Gjocaj thotë se profilet false në Facebook që sulmojnë figura publike e gazetarë nuk janë veprim individësh të izoluar, por pjesë e një strukture të organizuar. Gjocaj vetë është sulmuar nga profile të tilla dhe foli për fenomenin në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Gjocaj: Profilet false që sulmojnë figura publike financohen me taksa
Foto: Robin Williams (6451555147) / Wikimedia Commons

“Këta njerëz nuk janë individ, këta njerëz janë strukturë. Këta njerëz janë me dhjetëra e qindra account falso dhe tek këta njerëz kanë investuar. Këta paguhen me taksat e qytetarëve, për t'i ofenduar ata dhe për t'i ngulfatur ata”, u shpreh Gjocaj.

Ofendimet dhe linçimet ndaj figurave publike e gazetarëve prej profileve falso janë bërë kohët e fundit temë kryesore diskutimi në opinionin publik.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme