Gjobat në trafik kontrollohen përmes e-Kosova dhe njoftohen me SMS
Platforma e-Kosova integrohet me Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës për gjobat në trafik.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Qytetarët e Kosovës tashmë mund të njoftohen dhe të informohen më lehtë për gjobat në trafik përmes platformës shtetërore e-Kosova. Ky shërbim i ri vjen pas funksionalizimit të integrimit ndërmjet Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës dhe platformës e-Kosova.
Sipas Policisë së Kosovës, qytetarët do të njoftohen përmes mesazheve SMS dhe platformës shtetërore sapo gjoba të regjistrohet në sistem. Përveç njoftimeve, platforma ofron qasje në informata më të detajuara për masat mbrojtëse, ndërsa pronarët e bizneseve mund të shohin drejtpërdrejt raportin për gjendjen e gjobave të papaguara, pikët negative në trafik dhe konfiskimin apo anulimin e patentë-shoferit.
Institucionet vlerësojnë se ky integrim synon të rrisë transparencën, të lehtësojë qasjen në informata dhe të përmirësojë komunikimin. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë platformën për t’u informuar rreth gjobave dhe masave në trafik.