Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:47 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
22:52 Hasani: Protestat e detyruan Kurtin të lëshojë pe për Ligjin për Specialen22:19 Bashkimi nis me fitore aventurën evropiane21:59 Ronaldo për Messin: Tregim që do të zgjasë gjithmonë21:53 Ministria e Kulturës vlerëson mbrëmjen e KultPlus me Ermonela Jahon21:51 Arta Bajrami kërkon urgjencë për projektligjin e autizmit21:35 Pato: Më donte edhe Interi, por Milanin e zgjidha zgjidhja më e mirë21:21 Voziti me 203 kilometra në orë në autostradën Shkup - Shën Nikollë, merren masa ndaj…20:49 Rritet ndjeshëm numri i kërkesave kundër shërbimit ushtarak në Gjermani20:49 Marco Rubio paralajmëron Iranin nga Athina se s’do të ketë armë bërthamore20:48 Shakira dhe Pique përballen në gjykatë për kujdestarinë e djemve
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Pse Gjirokastra bëhet destinacion i preferuar për turistët?

25 mijë turistë vizituan Gjirokastrën gjatë qershorit, një rritje e ndjeshme e numrit të vizitorëve

Redaksia ZHURMA 21:26 Përditësuar 18:14 1 min lexim
Pse Gjirokastra bëhet destinacion i preferuar për turistët?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— Gjirokastra vijon të mbetet ndër qytetet e preferuara për t’u vizituar nga të huajt që vendosin të kalojnë ditë pushimesh në Shqipëri. Këtë vit Gjirokastra ka një rritje të ndjeshme të numrit të turitëve. Mësohet se nga 100 mijë të huaj që kanë vizituar qytetin pjesë e UNESKO, 25 mijë kanë pushuar atje vetëm gjatë muajit qershor.

Pamjet unikale që ofron qyteti, kultura , traditat e bukura, mikpritja dhe çdo gjë tjetër, e bëjnë Gjirokastrën gjithnjë e më të kërkuar. Aktivitetet kulturore dhe artistike kanë gjallëruar qytetin, duke ofruar dhe atmosferën e ngrohtë e festive që mbërthen mbrëmjeve vizitorët që zgjedhin qytetin e gurtë për të kaluar disa ditë nga pushimet e verës.

Turist nga Skocia, Zvicra, Holanda janë ata që më së shumti takon këto ditë në Gjirokastër , e sigurisht nuk mungojnë si gjithnjë dhe pushuesit vendas. “Shqiptarët janë shumë mikpritës – thotë ajo goca”, thanë një çift turistësh. “Janë shumë miqësor, ne me verte po e shijojmë qëndrimin tonë këtu”, tha djali.

“Kjo është hera e parë që e vizitojmë, kemi qenë në Dhermi, Saraqndë edhe ky është destinacioni jonë i tretë”, tha vajza. “Jemi këtu në gjirokastër për 2 ditë, edhe është shumë këndshëm”, tha djali. “Të gjitha qytetet i keni shumë të bukura. Kjo është hera onë e parë këtu. Nuk e prisja të ishte një qytet kaq i bukur”, tha një turist.

Operatoret turistik bëjnë të ditur se më së shumti, janë ata nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Holanda, Franca dhe Italia, ndërsa kalaja është vendi më i vizituar në qytet dhe jo vetëm.

Lexo edhe: Gjirokastra: qyteti i gurtë mbi luginën e Drinos — eksponati i plotë.

Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/gjirokastra-nder-qytetet-me-te-lakmuara-nga-te-huajt-vetem-gjate-qershorit-u-vizitua-nga-25-mije-turiste
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediGjirokastra: qyteti i gurtë mbi luginën e DrinosLexo zërin →
Komentet