Gjilani dhe Ferizaj sigurojnë mbështetjen financiare për strehimoret 2027-2029
Komunat nënshkruajnë memorandume për strehimoret, Qendra e Gruas vlerëson marrëveshjen.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Komunat e rajoneve të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi për të siguruar përkrahjen financiare për strehimoret e grave dhe fëmijëve për periudhën 2027–2029. Lajmi u bë i ditur nga Qendra e Gruas në Gjilan, e drejtuar nga Nazife Jonuzi, e cila theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për viktimat e dhunës në familje.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, i cilësoj marrëveshjet si investim konkret në sigurinë, dinjitetin dhe të drejtat themelore të grave dhe fëmijëve. Nga ana e saj, Qendra e Gruas vuri në pah se përkrahja financiare afatmesme përmes këtyre memorandumeve paraqet një hap të rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së strehimoreve, të cilat nuk ofrojnë vetëm strehim të përkohshëm, por edhe përkrahje profesionale, mbrojtje dhe mundësi rehabilitimi.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar