Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Gjigantët e klasikes "zbresin" në Durrës

Koncert me pjesë nga Mozart, Bach, Boccherini, Shostakovich, Piazzolla dhe Gardel

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

DURRËS — Një mbrëmje e veçantë me muzikë klasike ka mbledhur në Muzeun Etnografik të Durrësit dhjetëra dashamirës të artit, mes tyre edhe shumë turistë të huaj, të cilët kanë shijuar interpretimet e një repertori të pasur nga kompozitorët më të njohur botërorë. Koncerti "Etera Sonore" i ofroi publikut vepra të Ëolfgang Amadeus Mozart, Johann Sebastian Bach, Luigi Boccherini, Dmitri Shostakovich, Astor Piazzolla dhe Carlos Gardel, duke krijuar një atmosferë të veçantë në një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit.

Gjigantët e klasikes "zbresin" në Durrës
Foto: Ethnographic Museum of Durres 02 / Wikimedia Commons

Atmosferën e mbrëmjes e solli në skenë Kuinteti i Harqeve, i përbërë nga Laura Llozi, Fatos Bardulla, Arben Llozi, Dorina Laro dhe Artur Stafhasani, të cilët interpretuan me profesionalizëm vepra të repertorit klasik ndërkombëtar. Koncerti "Etera Sonore" shënoi edhe mbylljen e kalendarit të aktiviteteve kulturore të muajit korrik në Durrës.

Ndërkohë, gjatë muajit gusht, qyteti pritet të mirëpresë Festivalin Folklorik Ndërkombëtar, një tjetër aktivitet që synon të promovojë kulturën dhe traditën për banorët dhe vizitorët vendas e të huaj. Burim: KultPlus, https://kultplus.com/gjigantet-e-klasikes-zbresin-ne-durres-koncert-me-pjese-nga-mozart-bach-boccherini-shostakovich-piazzolla-dhe-gardel/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme