Gjermani: Hetimet për rrëzimin e avionit mbi autostradën A2
Autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ajror në Gjermani, ku dy persona humbën jetën pas rënies së një avioni të vogël mbi autostradë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Autoritetet gjermane nisën hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit ajror, pas rrëzimit të një avioni të vogël mbi autostradën A2, në verilindje të qytetit të Magdeburgut. Sipas policisë gjermane, ngjarja u regjistrua në segmentin rrugor mes Burgut dhe zonës së pushimit Krähenberge, ku mjeti fluturues u përplas me rrugën dhe u përfshi nga flakët, duke lënë të vdekur dy personat që ndodheshin në bord.
Forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa dy viktimat u nxorën të pajeta nga mbetjet e avionit. Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, asnjë automjet që po qarkullonte në autostradë nuk u përfshi në aksident, ndërkohë që qarku u bllokua në drejtim të Hannoverit.