Gjashtë të vrarë në Krakov teksa ministri konfirmon plagosjen e dy zyrtarëve
Numri i viktimave nga sulmi me armë në Poloni arrin në gjashtë, ndërsa 15 të tjerë mbeten të plagosur në spitalet e qytetit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjashtë persona kanë humbur jetën, mes të cilëve katër gra dhe dy burra, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut në qytetin e Krakovit në Poloni. Administrata rajonale bëri të ditur se numri i viktimave u rrit pasi paraprakisht ishte raportuar për pesë të vrarë, ndërsa të paktën 15 persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spitale.
Ministri i Brendshëm i Polonisë konfirmoi se në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë, ku njëri prej tyre iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në vendin e ngjarjes ka dalë guvernatori i rajonit të Polonisë së Vogël, Krzysztof Jan Klęczar, ndërsa policia njoftoi se i dyshuari hapi zjarr ndaj personave të rastësishëm nga një veturë para se të plagosej në përplasje me forcat e rendit dhe të arrestohej.