Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Europol thërret samit policor për sulmet kibernetike në Europë

Agjencia evropiane thërret një takim hetimor për shkak të rritjes së alarmit nga sulmet e fundit informatike që rrezikojnë infrastrukturat civile.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Rritet alarmi për sulmet kibernetike në të gjithë Europën, ndërsa Europol ka thirrur për javën e ardhshme një takim hetimor me përfaqësues të forcave të policisë nga vendet e prekura. Në shënjestër të sulmeve kanë qenë infrastruktura civile, duke përfshirë aeroportet, supermarketet, institucionet shëndetësore dhe sistemet e transportit.

Europol thërret samit policor për sulmet kibernetike në Europë
Foto: javanews.al

Edhe Italia është prekur ditët e fundit nga sulmet kibernetike dhe mesazhet e rreme për vendosjen e bombave në disa fluturime ajrore, kurse autoritetet atje po mbledhin të dhëna dhe prova për t'i ndarë në nivel europian. Qëllimi i këtij organizimi është forcimi i bashkëpunimit mes strukturave ligjzbatuese dhe koordinimi i hetimeve për të parandaluar dhe luftuar rrezikun që i kanoset funksionimit të infrastrukturave civile në vende të ndryshme të kontinentit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme