Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Grabitje e rëndë në Itali, sulmuesit të Parmës i vjedhin mbi 500 mijë euro

Sulmuesi i Parmës, El Bilal Touré, është grabitur në banesën e tij pas ndeshjes në Bergamo, ku i janë marrë bizhuteri dhe ora me vlerë të madhe.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Banesa e sulmuesit të Parmës, El Bilal Touré, është bërë cak i një grabitjeje pas fitores në Bergamo. Futbollisti e ka kuptuar ngjarjen kur është kthyer në shtëpinë e tij pasi kishte kaluar natën në Collecchio. Sipas La Gazzetta di Parma, hajdutët kanë thyer derën e banesës dhe kanë arritur të marrin ora dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë euro.

Grabitje e rëndë në Itali, sulmuesit të Parmës i vjedhin mbi 500 mijë euro
Foto: indeksonline.net

Policia ka nisur tashmë hetimet për këtë ngjarje, ndërsa autoritetet po mbështeten te pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pritet të jenë vendimtare për identifikimin e autorëve. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se bëhet fjalë për një grup profesionistësh.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme