Gjashtë lidhje të paautorizuara uji në Prizren dhe Suharekë
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka evidentuar gjashtë raste të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit gjatë kësaj jave.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SUHAREKË — Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë evidentuar gjashtë raste të lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë. Sipas njoftimit të ndërmarrjes, katër raste janë regjistruar në Prizren, ndërsa dy të tjera në qytetin e Suharekës.
Nga ky ujësjellës bëjnë të ditur se këto ndërhyrje dëmtojnë funksionimin e rregullt të rrjetit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin e drejtë me ujë për të gjithë konsumatorët. Për këtë arsye, ndërmarrja u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos kryejnë ndërhyrje të paautorizuara.