Prishtinë: Sulmohen dy policë gjatë detyrës, arrestohen dy persona
Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në kryeqytet, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Prishtinë, ndërsa lidhur me këtë rast janë arrestuar një burrë dhe një grua, shtetas të Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur të premten, më 23 tetor, rreth orës 10:00, në rrugën “Vicianum”, derisa zyrtarët po realizonin një urdhëresë.
Të dyshuarit janë intervistuar në bazë të urdhër-arrestit dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si vepër penale e sulmit ndaj personit zyrtar.