Kurti: 515 ushtarë të rinj i bashkohen FSK-së në Kazermën «Adem Jashari»
Në Kazermën «Adem Jashari» në Prishtinë është mbajtur ceremonia e betimit të 515 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — 515 ushtarë të rinj i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ceremoni betimi të mbajtur në Kazermën «Adem Jashari». Ngjarja ka mbledhur krerë shtetërorë, familjarë dhe zyrtarë të lartë.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, si dhe kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, së bashku me oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Kryeministri Kurti e ka cilësuar këtë si gjeneratën më të madhe që ka pasur FSK-ja ndonjëherë, duke shtuar se qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati. Sipas tij, me rekrutimin e 3,220 ushtarëve të rinj dhe arritjen e kapaciteteve ushtarake dy vjet para kohës së paraparë, synim mbetet anëtarësimi në NATO.