Gashi viziton Bajqinovcin në Prishtinë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, është takuar në Prishtinë me deputetin Mefail Bajqinovci.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka pritur në një takim në kryeqytet kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Gjatë këtij takimi, zhvillimet aktuale politike dhe sociale në të dy shtetet kanë qenë në qendër të bisedës mes dy personaliteteve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti ka ndarë fotografi nga takimi dhe e ka përshkruar ngjarjen me fjalët: «Kënaqësi kur në vikend të viziton miku i vjetër, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi». Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar këtë ngjarje si një vizitë miqësore ndërmjet dy vendeve.