Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Çfarë diskutoi Gashi me kreun e Gjykatës Evropiane të Revizionit?

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut diskutoi transparencën dhe llogaridhënien si kushte për integrimin evropian.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me Toni Marfi, kryetar i Gjykatës Evropiane të Revizionit. Në takim morën pjesë edhe Revizioni i Përgjithshëm i Shtetit, Maksim Acevski, dhe zëvendësrevizori Orhan Ademi.

Çfarë diskutoi Gashi me kreun e Gjykatës Evropiane të Revizionit?
Foto: telegrafi.com

Sipas njoftimit të kabinetit të Gashit, takimi u fokusua në rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes institucionale si "elemente kyçe për funksionimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e reformave në procesin e integrimit evropian".

Palët u pajtuan se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja e reformave që forcojnë standardet evropiane "duhet të përmirësohet vazhdimisht".

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme