Gahler: Lidhjet mes shtetit, pushtetit dhe krimit prekin integrimin evropian
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler deklaroi se protestat kundër korrupsionit dhe qeverisë ngrenë shqetësime që prekin thelbin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP), ka reaguar ashpër për protestat e fundit në Shqipëri. Gahler, i cili ka shërbyer si kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në vend, tha se pakënaqësia qytetare lidhet me një situatë që, sipas tij, është vërejtur prej kohësh. "Kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar", shkroi Gahler, duke theksuar se shqetësimi për korrupsionin dhe qeverinë prekin thelbin e integrimit evropian të vendit.
Deklarata e Gahlerit shtohet zërave të rëndësishëm ndërkombëtarë që mbështesin shqetësimet e qytetarëve, duke e lidhur krizën politike dhe institucionale me kapjen e shtetit dhe mosrespektimin e standardeve demokratike.