Vazhdo leximin
e enjte, 22 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Karbohidratet përbëjnë burimin kryesor të energjisë për trupin e njeriut

Klinika Mayo sugjeron që pjesa më e madhe e kalorive ditore të vijë nga karbohidratet.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pavarësisht reputacionit të krijuar nga dietat me karbohidrate të ulëta, ato mbeten burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Sipas klinikës “Mayo Clinic”, afërsisht 45-65 për qind e kalorive të cilat i konsumoni në ditë duhet të vijnë nga karbohidratet, sidomos në rastet kur bëni ushtrime fizike.

Karbohidratet përbëjnë burimin kryesor të energjisë për trupin e njeriut
Foto: rajonipress.com

Në vend të karbohidrateve të thjeshta që gjenden tek ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara, rekomandohet fokusi tek karbohidratet komplekse që mund t'i gjeni tek pemët, perimet, fasulet dhe drithërat. Drithërat e plota treten më ngadalë nga organizmi, mbajnë trupin të ngopur më gjatë, stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe ofrojnë vitaminat e mineralet e nevojshme për funksionimin e trupit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 27 kamera →