Futbolli vendor nis xhiron e dhjetë në elitë nga e shtuna deri të hënën
Elita e futbollit vendor sjell ndeshjet e xhiros së dhjetë duke filluar nga dita e shtunë deri të hënën.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ndeshjet e xhiros së dhjetë në elitën e futbollit vendor nisin këtë fundjavë dhe do të zhvillohen nga e shtuna deri të hënën. E shtuna sjell dy ndeshjet e para, ku në stadiumin e Çairit do të zbresin Shkëndija e Haraçinës dhe Struga, me fillim nga ora 12:00. Ndeshja tjetër e së shtunës do të zhvillohet nga ora 14:00, ku Bregallnica do të presë Vardarin në terrenin e saj.
Përballjet e elitës do të vazhdojnë edhe të dielën në program me ndeshjet Bashkimi – Sileksi dhe Skopje – Shkëndija. Ndërkaq, kjo xhiro do të mbyllë siparin e saj të hënën me takimin ndërmjet Arsimit dhe Tikveshit.