Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Al Pacino do të nderohet më 28 shkurt 2027 nga SAG-AFTRA

Aktori legjendar do të marrë çmimin më të lartë për arritje jetësore në një ceremoni speciale në Los Angeles.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Aktori legjendar do të marrë çmimin më të lartë për arritje jetësore në një ceremoni të veçantë që do të mbahet më 28 shkurt 2027. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Los Angeles, ku sindikata e aktorëve në SHBA, SAG-AFTRA, do të vlerësojë karrierën e tij të jashtëzakonshme gjashtëdekadëshe në film, televizion dhe teatër, si dhe kontributin e tij në nisma humanitare.

Al Pacino do të nderohet më 28 shkurt 2027 nga SAG-AFTRA
Foto: koha.net

Kujtojmë se ky organizim vjen pas paralajmërimeve të mëparshme se aktori i njohur do të nderohet me këtë çmim prestigjioz për rrugëtimin e tij artistik. Pacino është shprehur më parë se puna dhe kolegët e takuar gjatë jetës kanë qenë ndër gëzimet e tij më të mëdha, duke e cilësuar si nder këtë vlerësim nga sindikata.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 24 kamera →