Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:13 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:12 Haziri: VV-ja përdori deklaratën e Listës Serbe si pretekst për të bllokuar Kuvendin07:06 Ora e Pritjes nis numërimin mbrapsht në Istog për verdiktin e 16 shtatorit07:00 Shqiptari 46-vjeçar shprehet keqardhje në gjyq në Austri, refuzon dëmin financiar06:55 Dedikimi i bashkëshortit të Remzie Osmani tërheq vëmendjen e ndjekësve06:54 Mbesa e komandantit Fadil Nimani me akuza të rënda ndaj Haradinajve: E degraduat dhe e spiunuat te KFOR-i italian06:45 Protestë para SPAK: Kërkohet hetimi i audiopërgjimeve të Arben Ahmetajt06:41 Në korrik 367 leje ndërtimi, parashikohen 1.248 banesa të reja06:32 Kryetari Kasami pritet karateistet e reja Buna Sherifi dhe Erjona Emini06:25 Studim: Përdorimi i madh i rrjeteve sociale lidhet me izolimin social06:20 Justine Musk rrëfen detaje për martesën me Elon Musk në dokumentarin "Musk"
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Fushtica: Vërshimet nuk janë të zakonshme, por nivelit qendror duhet të ndërmerret

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica thotë se vërshimet nuk janë të zakonshme, por nivelit qendror duhet të ndërmerret

Redaksia ZHURMA 19:20 Përditësuar 20:25 2 min lexim
Fushtica: Vërshimet nuk janë të zakonshme, por nivelit qendror duhet të ndërmerret
FOTO · Foto: Pixabay Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se erërat e fuqishme të cilat po përfshijnë Kosovën, siç ishin javën e kaluar, nuk janë të zakonshme për trevat tona.

Ndërsa, sa i përket vërshimeve, Fushtica ka thënë se janë një varg masash që duhet të ndërmerren. Në emisionin “60 Minuta” në KTV, ai ka thënë se niveli qendror nuk po bën asgjë për rimëkëmbjen e komunave pas vërshimeve dhe sipas Fushticës, mobilizimi i vetëm mbetet ai i daljes në terren për të parë dëmet.

“Edhe pse kemi mobilizim, p.sh e kemi rastin e Malishevës të vërshimeve të shumta vitin e kaluar, niveli qendror, figura politike vijnë ato ditë dalin e bisedojnë me qytetarët mirëpo pas asaj nuk po ka asnjë masë të ndërmarrë. Nuk i është dhënë asnjë mjet asnjë komune në rimëkëmbje nga dëmet e shkaktuara. Për infrasturkutrën publike nuk është dhënë asnjë mjet që t’i dilet në ndihmë në rimëkëmbje, në rindërtim të rrugëve e as për pendën e Malishevës që vazhdon të jetë në një rrezik të jashtëzakonshëm”, ka thënë Fushtica.

Një ndër masat që duhet të merren është pastrimi dhe mirëmbajtja e shtretërve të lumenjëve. Kjo është përgjegjësi e nivelit qendror. Komunat e vogla nuk kanë as buxhet të bëjnë pastrimit dhe rregullimit të tyre për arsye të degradimit që është bërë për duke filluar nga nxjerrja e zhavorit që realisht e shkatërron shtratin e lumit, ndryshohet rrjedha por që si pasojë po kemi probleme pastaj shumë të mëdha me vërshime”, ka deklaruar Fushtica.

Sipas tij, masa tjera që duhet të ndërmerren janë edhe pastrimi i kanalizimit e pusetave atmosferike për të cilat Fushtica ka thënë se i takojnë edhe nivelit qendror edhe atij lokal. Fushtica ka folur edhe për kamerat e vendosura në kryeqytet. Ai ka bërë të ditur se sot është nënshkruar faza e dytë e projektit për vendosjen e tyre.

“Deri më tani i kemi të vendosura mbi 120 kamera në pjesët kryesore të qytetit në 56 lokacione. Tani faza e dytë deri në fazën përfundimtare do të përfshijë vendosjen e afro 600 kamerave në 200 lokacione ku parashihet të mbulohet çdo pjesë e kryeqytetit. Janë udhëkryqet kryesore, hyrje-daljet kryesore, sheshet kryesore dhe janë duke u monitoruar 24 orë nga Policia e Kosovës. Dënimet siç e kemi parë po vijnë edhe përmes e-Kosova. Janë të mbulura rrugët kryesore, semaforat kryesorë, të gjitha janë në monitorim. Do të mëtojmë që edhe kamerat që janë të vendosura në shkolla të përfshihen në një sistem”, ka deklaruar Fushtica.

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/arberi/fushtica-per-demet-nga-vershimet-mobilizimi-i-nivelit-qendror-vetem-dalja-ne-terren
— Redaksia ZHURMA

Komentet