Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Fushë-Krujë: Vdes 16-vjeçari në ashensor pasi u shty nga kolegu

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në Fushë-Krujë pasi u shty në ashensorin e një restoranti nga kolegu i tij. Policia ka arrestuar kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KRUJË — Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, ku një 16-vjeçar i punësuar si kamerier ka humbur jetën pas një incidenti me ashensorin e një restoranti. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026. Nga hetimet paraprake dyshohet se kamerieri 26-vjeçar, Endri Stafuka, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së tij, i mituri ka humbur jetën. Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin për veprën penale «Vrasja nga pakujdesia».

Fushë-Krujë: Vdes 16-vjeçari në ashensor pasi u shty nga kolegu
Foto: Report TV · YouTube
Video · Report TV · YouTube ↗

Në pranga është vënë edhe pronari i restorantit, shtetasi Afrim Vathi, 62 vjeç, i dyshuar për veprat penale «Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë» dhe «Fshehja e të ardhurave». Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →